Problemet e komunës së Lipjanit me vonesat e pagesave nga kompanitë private

Komuna e Lipjanit gjatë vitit 2018 kishte nënshkruar dy kontrata për menaxhimin e tregjeve në vlerë prej 12,345.00 euro por nuk ka pranuar mjetet nga këto dy kompani sipas afatit të caktuar, që është çdo të martë deri në ora 12:00.

Kjo kishte ndodhur edhe pasi komuna kishte dorëzuar disa herë vërejtje me shkrim, ato kanë vazhduar të jenë të pa përgjegjshme për realizimin e obligimeve.

“Bazuar në dëshmitë e ofruar, komuna nuk ka pranuar mjetet nga operatori ekonomik sipas afatit të përcaktuar në kontratë, duke shkaktuar vonesa me muaj për pranimin e këtyre mjeteve”, thotë ZKA.

Kjo është një nga të gjeturat e Auditorit për vitin 2018 në këtë komunë, ku edhe ka kërkuar nga kryetari Imri Ahmeti që të sigurohet që zyra e prokurimit është e njoftuar për çdo ngejce të implementimit të kontratave.

“Kryetari të siguroj se zyrën e prokurimit është njoftuar nga drejtori e shërbimet publike, lidhur me pengesat në implementimin e kontratës (apo vonesat në arkëtimin e mjeteve komfor afateve të parapara në kontratë), në mënyrë që të merren masa për respektimin e tërësishëm të kontratës apo ndërprerjen e saj sipas dispozitave ligjore”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Sipas Auditorit mungesa e aktiviteteve shtesë ose masave për respektimin/ndërprerjen e kontratës nga ana e komunës rezulton me arkëtim të ulët të të hyrave dhe rritje të llogarive të arketuesheme.

“Arkëtimet i vonuar i të hyrave rezulton me mungesë të fonde apo edhe rrezikon mbledhjen e tyre në të ardhmen për shkak të vjetërsimit”, thuhet tutje.

Në lidhje me këto të gjetura kryetari, Imri Ahmeti është pajtuar dhe se brenda 30 ditësh do të dorëzoj një plan të veprimit për zbatimin e rekomandimeve.