'Mirësevini në Dragash' | Foto: Beta

Probleme me Rrymë në një Qendër Votimi në Dragash

Në qendrën e votimit 0518A të vendosur në Shkollën “Shaban Shabani” në Plavë të Dragashit ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Sipas monitoruesve të KALLXO.com, në këtë qendër tre-katër herë është ndalur rryma, ndërsa këto ndalje kanë zgjatur nga pesë deri në dhjetë minuta.

Në zgjedhjet e 22 tetorit pasi KALLXO.com kishte raportuar për mungesë rryme në një qendër votimi në Fshatin Hereq të Gjakovës, KEDS-i kishte intervenuar për ta rregulluar atë.

http://kallxo.com/nuk-ka-rryme-ne-nje-qender-votimi-ne-hereq/