Prizren:Pamje kur policia zbulon pushkën skaj rrugës

Në kuadër të rubrikës “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë u transmetuan pamje nga aksioni policor në Prizren, për një rast me armë zjarri.

Një qytetar kishte raportuar në polici se ka hasur në një armë zjarri në fshatin Lubizht të Prizrenit.

Me të pranuar informacionin, njësitet policore , si dhe Njësia e Reagimit të Shpejtë nisen për në vendin e ngjarjes.

Në pamje shihet se si policia, nga raportimi të cilin e kishin pranuar nga një qytetar arrijnë të gjejnë një pushkë të fshehur në mes disa shtyllave të betonit.

Në vendin e ngjarjes ftohen edhe policia e krim- teknikës, për të bërë tërheqjen e armës.

Në pamje shihen zyrtarët policor të cilët nxjerrin armën nga vendi i fshehur, bëjnë matjet e nevojshme dhe e konfiskojnë atë.

Rubrikën e plotë të aksionit të plicisë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: