Prizrenasi arrestohet për posedim të narkotikëve

Në rrugën “Sahat Kulla” në Prizren është arrestuar një person për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me peshë rreth 5 kilogramë, të mbushur me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.