Rrënimet e objekteve ilegale në Qendrën Historike të Prizrenit - 17.01.2019 - KALLXO

Prizren- Vazhdon largimi i objekteve pa leje në Qendrën Historike

Drejtoria e Inspektorave në Prizren, ka vazhduar me aksionin e saj për largimin e të gjitha objekteve dhe terrasave të cila i kanë ngritur bizneset e ndryshme, raporton KALLXO.com.

Të gjitha këto objekte sipas Islam Thaçit, drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, janë ndërtime pa leje, dhe kanë prishur konstruktin e qendrës historike.

Sot aksioni i inspektoratit ka vazhduar afër Hotel ”Theranda”, ku është larguar konstruksioni i metalit, i karakterit të përkohshëm.

 

 

“Ky është një aksion i Komunës që do të vazhdojë edhe ndaj 24 bizneseve tjera që kanë bërë ndërtime të tilla pa leje, dhe kanë prishur konstruktin e qendrës historike”, ka thënë Thaçi për kALLXO.com.

 

https://kallxo.com/komuna-e-prizrenit-ia-rrenon-terrasen-lokalit-te-familjes-se-ish-drejtorit-te-inspektoratit-bujar-hasani-foto/?fbclid=IëAR1o1y0uZkEPQ1tR9sRijq7z9ëy9bqOqYPLBë3OCyF5RIERi2gaOyqmNK3c

Kallxo.com ka raportuar ditën e djeshme kur edhe ka filluar aksioni i Inspektoratit për largimin e këtyre objekteve, e fillimisht ju largua konstruksioni i lokalit të djalit të ish- Drejtorit të Inspektoratit Bujar Hasani.

https://kallxo.com/rrenimi-i-terrases-ne-lokalin-e-familjes-se-bujar-hasanit-flet-komuna-e-prizrenit-video/?fbclid=IëAR2BË-crËVSZx25O8bSOGi2vo09hLqZtidQuaKqpVt1ULGslO_6NXnEMdbM

KALLXO.com kishte raportuar që nga fillimi lidhur me terrasën e lokalit i cili fillimisht ishte në emrin e ish drejtorit të Inspektoratit Bujar Hasani i bartur më pas në emrin e djalit të tij.

Pas raportimeve të KALLXO.com Prokuroria e Prizrenit kishte nisur hetime të cilat kishin rezultuar me ngritjen e aktakuzës ndaj Bujar Hasanit dhe Enver Bytyqit.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com rreth procesit gjyqësorë ndaj Bujar Hasanit mund t`i lexoni duke klikuar në LINK