Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren - Shatërvani dhe disa lagje nesër me reduktime të ujit të pijes

Kompania rajonale e Ujësjellësit “ Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë reduktime të ujit të pijes në disa lagje.

Ndërprerja e ujit të pijes vjen si pasojë e defektit në një gyp transportues te Sheshi Shatërvan.

Me fillim nga ora 10:00 e deri në ora 15:00 ndërprerje të ujit të pije do të kenë këto lagje dhe rrugë:

 

  • Sheshi Shatëvan  
  • Rr. Ismet Jashari  
  • Shuaip Spahiu 
  • Adnan Krasniqi 
  • Iljaz Kuka 
  • Hysen Rexhepi 
  • Bujtinat 
  • Pushkatarëve 
  • Halil Berisha  
  • Hoxhë Tahsini  
  • Salajdin Berisha 
  • Papa Xhon Pali  
  • Mehmet Hasi 
  • Univerziteti i Prizrenit