Ilustrim

Prizren: Policia konfiskon armën e ekspozuar në rrjete sociale

Një burri nga komuna e Prizrenit, i është konfiskuar arma pasi sipas policisë e kishte ekspozuar atë në rrjete sociale.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësitet policore i kanë konfiskuar të dyshuarit armën ‘pushkë gjysmë automatike M-48’, të cilën e kishte ekspozuar në rrjete sociale.

Tutje është thënë se me urdhër te prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.