Prizren - Nëna dyshohet se mbyti foshnjën e porsalindur

Policia ka arrestuar një grua e cila dyshohet se ka lindur e më pas ka mbytur foshnjën e saj.

Sipas policisë, gjatë ditës së djeshme një grua ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit.

Policia sqaron se e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur, ku më pas trupi i foshënjës është gjetur në tavanin e shtëpisë.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjëkësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje.