Opozita: Marrëveshjet S’kanë Shpëtim!

Manifestimin e hapi Artan Abrashi nga Lëvizja “Vetëvendosje”  i cili kishte qëndruar një muaj në paraburgim, pastaj vazhduan Lulzim Kabashi nga AAK-ja dhe Sinan Alija nga Nisma.

Fjalën mori pastaj edhe deputeti prizrenas Zafir Berisha, i cili falënderoi prizrenasit për pjesëmarrje masive dhe deklaroi para qytetarëve se opozita eshte e bashkuar dhe nuk do të lejojë kthimin e pushtetit të Millosheviqit.

Ne emër te Ramush Haradinajt foli Blerim Kuqi, i cili tha se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa e kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës duke mos e ruajtuar territorin e Republikës së Kosovës.

kuqi

Ndërsa Fatmir Limaj, kreu i Nismës tha se opozita është e bashkuar dhe e vendosur që këto dy marrëveshje nuk do të kalojnë. Sipas tij vonim mund të ketë, por jo shpëtim për marrëveshjet.

limaj

Visar Ymeri, kryetari i “Vetëvendosjes” tha para qytetarëve të Prizrenit se vetëm ata e dinë se çka do te thotë të kenë një kryetar të korruptuar, të dënuar dhe në pushtet.

ymeri

Opozita bëri thirrje që të gjithë prizrenasit të bashkohen në manifestimin qendror që do të mbahet më 9 janar ne Prishtine për të kundërshtuar marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin.

12:51

Në Sheshin “Shadërvan” ku do të mbahet manifestimi, tashmë është vendosur bina nga ku të tubuarve pritet t’u drejtohen folësit nga opozita.

Vërehet prani e shtuar e policisë në vendin ku do të zhvillohet manifestimi.

Opozitarët po protestojnë kundër marrëveshjeve për asociacionin e demarkacionin të nënshkruara më 25 e 26 gusht në Bruksel e Vjenë, duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimeve të qeverisë nga ato marrëveshje.

manifestimip

Me qëllim të presionit mbi ekzekutivin, tri subjektet opozitare po mundohen ta pengojnë edhe punën e Kuvendit, duke hedhur aty gaz lotsjellës për ndërprerjen e seancave që nga muaji tetor i këtij viti.

Megjithatë, Kuvendi ka arritur që edhe në rrethana të vështirësura të miratojë disa ligje dhe të zhvillojë pa opozitën disa seanca.

Për aktivizim të gazit lotsjellës në Kuvend deri tash janë arrestuar dhe u janë shqiptuar masa të ndryshme sigurie 13 deputetëve të opozitës.

prizrenpolicia2 prizrenpolicia