Prizren, i mituri në arrest shtëpiak për shitje të drogës

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar një muaj arrest shtëpiak për të miturin I.S për shitje dhe posedim të drogës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i mituri me iniciale I.S, me datën 8 shkurt, rreth orës 10:00, në fshatin Zaplluzh të Dragashit,  pa autorizim ka poseduar dhe ka shitur substanca psikotrope të dyshuar të llojit marihuan, të cilat janë shpallur me ligj si narkotik.

Në njoftim thuhet se  pas një kontrolli të shtëpisë së të miturit nga ana e policisë në garazhin e shtëpisë, janë gjetur  substanca psikotrope e dyshuar si marihuan, në sasi prej 130.84 gram, e mbështjellë në paketim me mbishkrimin Malësia.

Gjykata ka njoftuar se masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës 8 shkurt,  e cila do të zgjasë  deri me datën 8 mars.