Foto: Ilustrim

Prizren, i dehuri sulmon policët

Një person ka sulmuar policinë në gjendje të dehur.

Policia me anë të raportit ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Landovicë, të Komunës së Prizrenit kanë arrestuar të dyshuarin, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.