Prizren, grila te muri i hapur në Lumbardh

Komuna e Prizreni ka vendosur grila të sigurisë në pjesën e hapur te muri i lumit Lumbardhi, me qëllim për të evituar rreziqet e mundshme dhe shtim të sigurisë për qytetarët e saj.

Përmes një njoftimi në llogarinë e kësaj komune në rrjetin social në Facebook, bëhet e ditur se me qëllim të evitimit të rreziqeve dhe ofrimit të sigurisë për qytetarë, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur grila të sigurisë në pjesën e hapur te muri i lumit Lumbardhi.

Po sipas këtij njoftimi, veprimi i njëjtë nga kjo drejtori ishte bërë edhe vitin e kaluar me vendosjen e këtyre grilave, mirëpo më pas ato ishin hequr nga qytetarë të papërgjegjshëm.

“Me këtë rast, Komuna e Prizrenit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ta ruajnë pronën publike, pasi që ajo është pronë e përbashkët e të gjithë qytetarëve”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Komunës së Prizrenit.