Prizren: Djali godet babain me shkop druri

Një rast i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Prizrenit.

Policia e Kosovës njofton se viktima ka informuar Policinë se pas një mosmarrëveshjeje është goditur me një shkop druri nga djali i tij.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:30.

“Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.