Ilustrim

Prizren - Dhunohet një grua, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar mbrëmjen e kaluar nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Policia ka sqaruar se mbrëmë në Prizren i dyshuari duke shfrytëzuar gjendjen mentale të një gruaje ka kryer marrëdhënie seksuale.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.