Ilustrim

Prizren, dënohen edhe shitësi edhe blerësi i telefonit dhe tabletit të vjedhur

Pas pranimit të fajësisë, i akuzuari me inicialet D.H u shpall fajtor për veprën penale të vjedhjes.

Në seancën e sotme, Gjykata Themelore në Prizren, atij i shqiptoi dënimin me 1 vit burg dhe 500 euro gjobë.

Gjykata Themelore në Prizren, në njoftimin e lëshuar për media tha se në shqiptimin e dënimit, Gjykata ka marrë parasysh pranimin e fajësisë nga të dy të akuzuarit.

Ndërsa i akuzuari tjetër me iniciale S.Z, u dënua me gjobë në shumën prej 300 euro, pasi që, sipas aktakuzës, ai kishte blerë dhe pranuar sendin për të cilin ka mundur të dijë se është përfituar me kryerjen e veprës penale.

Ai ngarkohet me veprën e blerjes së një telefoni dhe një tableti në shumën prej 50 euro nga i akuzuari me inicialet D.H. aktakuza thotë se sendet e blera nga ai kanë qenë të vjedhura nga ana e të akuzuarit D.H.

Aktakuza e Prokurorisë themelore Prizren thotë se i akuzuari D.H, në gusht të vitit 2016, në orët e hershme të mëngjesit, kishte shfrytëzuar momentin e volitshëm, dhe derisa e dëmtuara ka qenë në gjumë bashkë me fëmijët e saj, duke iu afruar shtëpisë së të dëmtuares.

Pastaj, sipas aktakuzës, grabitësi me iniciale D.H. kishte hyrë në shtëpi përmes dritares, i njëjti kishte kontrolluar shtëpinë, kishte marrë dy telefona në vlerë 440 euro dhe një tablet në vlerë për 180 Euro dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Kallxo.com kishte raportuar për ndryshimet e reja që pritet të ndodhin në Kodin Penal e që sipas atyre ndryshimeve pritet të rriten dënimet për personat që blejnë sende të cilat janë vjedhur me rastin e grabitjes.

https://kallxo.com/kodi-i-ri-penal-kujdes-nese-blini-sende-te-vjedhura-denoheni-me-burg-deri-ne-4-vjet/