Foto: Ilustrim

Prizren, bie nga tetë metra lartësi

Një person në Prizren ka rënë dje nga pullazi i një shtëpie, rreth 8 metra lartësi.

Policia ka njoftuar se  viktima derisa ishte duke punuar, ka rrëshqitur nga pullazi i një shtëpisë dhe ka rënë në tokë.

Si pasojë e rrëshqitjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin, është njoftuar edhe prokurorit dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetime.