Foto: Ilustrim

Prizren, arrestohet pasi sulmoi zyrtarin policor

Dy zyrtarë policor janë penguar dje gjatë kryerjes së detyrës nga një person i dyshuar në Prizren.

Sipas policisë, dje rreth orës 15:00, është arrestuar i dyshuari i cili ka penguar dy zyrtarët policor në kryerje të detyrës dhe ka sulmuar fizikisht njëri prej tyre, i cili ka pësuar lëndime të lehta.

Në njoftimin e policisë thuhet se si pasojë e sulmit zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, por edhe të dyshuarit i është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.