Ilustrim

Pritje deri në pesë orë për të dalë nga Kosova në pikat kufitare me Serbinë

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikat kufitare me Serbinë në Merdare dhe Dheu i Bardhë për t`u larguar nga Kosova.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdare janë afro dy orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë 5-10 minuta.

Pritje të qytetarëve ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në kohën kur po raportohet në dalje pritjet shkojnë deri në pesë orë.