Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Pritje deri në 1 orë e gjysmë në pikat kufitare të Kosovës

Në pikat kufitare të Kosovës edhe sot qytetarët janë përballur me pritje.

Sipas informacioneve nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 17:48 për të hyrë në Kosovë duhet pritur deri në një orë e gjysmë, kurse në Dheu i Bardhë nga 30 deri në 40 minuta.

Sa i përket daljes, tek Dheu i Bardhë qytetarët duhet të presin 5 deri në 10 minuta, kurse në Merdarë 40 deri në 60 minuta.

Pikat e tjera kufitare mund t’i shikoni në këtë link.