Pritja | Foto: Raportuesi në KALLXO.com

Pritja Para Dyerve të Komunës së Gjakovës

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se në Komunën e Gjakovës qytetarët presin para derës në rend për t’u pajisur me dokumentet e nevojshme, ndërsa dyert e Komunës janë të mbyllura.

Raportuesi ka dërguar fotografi ku shihet radha e qytetarëve duke pritur para dyerve të Komunës duke treguar se kështu ka qenë situata në orën 08:40 minuta të mëngjesit të sotëm.

Ali Tafarshiku, shef i kabinetit të Kryetares Mimoza Kusari-Lila mohoi se këto fotografi janë bërë në orën 08:40 minuta të mëngjesit.

“Nuk është e vërtetë që është në orën 08:40. Çdo ditë puna me palë fillon prej orës 08:30 deri në 15:30 për shërbimet e gjendjes civile për shkak se prej orës 08:00 deri në orën 08:30 ngarkohen dhe shkarkohen punëtorët e me certifikata dhe materiale të tjera dhe barazimet e arkës,” tha Tafarshiku.

Ai tregoi se në objekt të komunës është e shkruar që puna me palë për nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes civile fillon prej orës 08:30.