Pritja e Kosovës për të kthyerit nga Siria

Një numër ende i padefinuar i kosovarëve, janë kthyer dje nga Siria.

Rreth orës 22:30 një aeroplan ateroi mbi Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës  në të cilën gjendeshin burra, gra e fëmijë të rikthyer nga Siria.

Autobusë, ambulanca, e familjarë ishin ardhur për të rikthyerit.

Gra e fëmijë do të përfundonin në Qendrën e Azilit në Vranidoll ndërsa disa burra do të dërgoheshin në Burgun e Sigurisë se Lartë atë të Dyzit.

Për katër orë rresht të rikthyerit qëndronin brenda hapësirës së aeroportit më saktësisht në zonën VIP  në aeroport.

Njësi speciale kishin blinduar portën e aeroportit dhe gjendeshin në çdo cep të saj. Të armatosur po vëzhgonin situatën dhe po krijoni siguri për të rikthyerit.

Rreth orës 02:05 pas mesnatës nën përcjelljen e policisë autobusët në të cilën gjendeshin gratë e fëmijet po merrte rrugë për në Qendrën e Azilit në Vranidoll.

Njëjtë si aeroporti edhe Qendra e azilit ishte blinduar nga policia ndërsa prisnin ardhjen e grave e fëmijëve në këtë qendër.

Autobusët mbërriten në qendër ndërsa gratë e fëmijet filluan të dalin nga autobusët për t’u futur më pas në qendër.

Të veshura në burka ato me vete mbanin edhe 2 deri në 3 fëmijë dhe më pas shoqëroheshin brenda qendrës.

Ende nuk dihet numri i saktë i të rikthyerve nga Siria mbrëmjen e kaluar.

https://kallxo.com/kosovaret-me-femije-e-te-veshura-me-burka-rikthehen-nga-siria/