Pritja e Ditëve të Fundit për Deklarim Pasurie

Drejtori  i kësaj agjencie Hasan Preteni në përgjigjen përmes postës elektronike për KALLXO.com nuk ka dhënë shifrën se sa zyrtarë e kanë kryer këtë obligim ligjor deri në këtë kohë,  por ka thënë se po vazhdohet me praktika si në vitet e kaluara.

“Fluksi i vogël, po përsëritet praktika nder vite, numrin do te publikojmë në mënyrë periodike,” tha Preteni.

Sipas listës së AKK-së, të publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni,  janë rreth 4,350 zyrtarë të cilët në këtë muaj duhet t’i nënshtrohen procesit të deklarimit të pasurisë.

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë duhet të bëhet nga data 1 deri me 31 mars të çdo viti.

Edhe vitin e kaluar numri i zyrtarëve që deklaruan pasurinë në ditët e para të muajit mars ishte shumë i vogël.

Në 2015-ën vetëm 60 zyrtarë plotësuan formularët e Agjencisë Kundër Korrupsion për deklarim pasurie në javën e parë të marsit.

http://kallxo.com/pak-zyrtare-e-deklarojne-pasurine-ne-javen-e-pare/

[interaction id=”56e08f3e518248f65e62be52″]