FOTO: Facebook

Pritet takim i rradhës i liderëve në Paris

Liderët kosovarë pritet që së shpejti të takohen sërish për të diskutuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kësaj rradhe në Paris.

Ata sot ishin pjesë e Samitit të Berlinit nën udhëheqjen e Kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emanuel Macron.

Prej këtij takimi deri më tani nuk u fol për ndonjë marrëveshje të arritur përveq se u përsëritën qëndrimet e ditura të liderëve kosovarë, ballkanik dhe perëndimor lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë, duket se një takim i ngashëm do të përsëritet.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi këtë takim së bashku me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federika Mogherini.

“Nën lidershipin e kancelares Merkel dhe presidentit Macron, perspektiva evropiane e Ballkanit perendimor është e garantuar. Njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, është kryetema e takimit të shpejtë në Paris nên mbikqyrjen e dy liderëve, që do të jetë ndihmesë për procesin e udhëhequr nga komisionerja Mogherini”, shkroi Pacolli.

https://kallxo.com/merkel-zgjidhja-kosove-serbi-te-mos-behet-ne-dem-te-vendeve-tjera/