Prishtinë - Vazhdon ‘Java e Albanologjisë’

Konferenca Shkencore “Java e Albanologjisë” që po mbahet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka nisur ditën e saj të dytë me sesionet e Degës së  Letërsisë dhe e Etnologjisë.

“Java e Albanologjisë” që ka nisur dje edicionin e 10- të të saj, synon të sjellë rezultatet më të reja nga fushat shkencore albanologjike.

Albanologë shqiptarë dhe të huaj gjatë tri ditëve sa është planifikuar të zgjas konferenca do të kenë rast të prezantojnë hulumtimet dhe studimet e tyre në shkencat albanologjike.

Ndërsa sot (e martë, 18 qershor 20190 është radha e studiuesve të letërsisë dhe etnologjisë për të prezantuar rezultatet e tyre shkencore.

Konferenca ka nisur dje në IAP,  dhe sipas zyrtarëve të IAP-së, priten rezultate në dobi të albanologjisë.

Dr. Lulëzim Lajçi, sekretar shkencor në IAP, ka thënë për Kallxo.com se gjatë  edicionit të 10-të të Javës priten rezultat të cilat shpalosin rëndësinë e këtij aktivitet, në veçanti rezultatet shkencore të IAP-së

Sipas tij, një prej segmenteve më të veçanta të këtij rezultati është edhe veprimtaria shkencore e institutit.

“Numri prej 21 veprash të botuara gjatë vitit 2018 dhe i 626 vëllimeve në pse dekada, përbën një arritje të lakmueshme, e cila është fryt i punës së palodhshme të punonjësve institutit dhe bashkëpunëtorëve të saj”, ka thënë Lajçi.