Foto: Ilustrim

Prishtinë, sulmohet gruaja dhe kanosen zyrtarët policorë

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 14:30 në Prishtinë, nën dyshimet se kishte sulmuar fizikisht një grua.

Sipas njoftimit të Policisë, pas arrestimit i dyshuari ka fyer dhe kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Prishtinë.