Ilustrim

Prishtinë - Plagosje me armë në lagjen Dardania - FOTO

Një person mësohet se është plagosur para pak çastesh në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Burime të Kallxo.com bëjnë të ditur se Policia është ne vendin e ngjarjes, derisa ende nuk dihen motivet që kanë quar deri te plagosja e një personi.

Plagosja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Dalmatet”.

Njësitet policore janë në vendin e ngjarjes. Kanë vendosur shirita në vendin ku ka ndodhur ngjarja.