Prishtinë, një person bie nga kulmi i shtëpisë

Një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj ka thënë për KALLXO.com se personi i lënduar është dërguar në QKUK.

“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar personi me inicialet S.S, i cili është dërguar në QKUK. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për KALLXO.com.