Prishtinë, në gjendje të dehur rrah një grua

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj viktimës grua dhe po ashtu ka dëmtuar gjësendet në shtëpi.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.