Ilustrim

Prishtinë: Lirohet i dyshuari për shantazh me fotografi intime ndaj një gruaje

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak të dyshuarit për shantazh.

KALLXO.com gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Policia Rajonale e Prishtinës ka arrestuar një person nën akuzat për shantazh ndaj një gruaje.

Ankuesja grua kishte raportuar në Polici se në vazhdimësi është shantazhuar nga i dyshuari.

Sipas saj, ai i kishte kërkuar 2500 euro ose në të kundërtën do t’ia publikonte disa fotografi intime të ankueses.

https://kallxo.com/gruaja-mori-kredi-per-ta-paguar-shantazhuesin-per-fotografite-intime/

Ndërsa gjatë ditës së sotme pas kërkesës së prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këtij të dyshuari, KALLXO.com ka marrë vesh se Gjykata Themelore e Prishtinës të njëjtit i ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, i cili për redaksinë e KALLXO.com-it ka thënë se ndaj këtij vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Prokuroria do të bëjë ankesë në Gjykatën e Apelit.