Ilustrim

Prishtinë, lëndohen pesë punëtorë në vendin e punës

Pesë punëtorë janë lënduar të mërkurën në Prishtinë tek sa ishin duke punuar. Sipas raportit të policisë lëndimet janë shkaktuar nga rënia e një dërrase.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe në lidhje me rastin janë intervistuar dy persona. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka dalur inspektori i punës.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 10:00 në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë.