Ilustrim

Prishtinë – Kërkojnë para me arsyetim të rrejshëm, arrestohen nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka arrestuar 2 persona nën dyshimin për shpërdorim të pasurisë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20 në Prishtinë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë hasur duke kërkuar para me arsyetim të rrejshëm. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.