Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prishtinë - Kapet me drogë i kërkuari nga Gjykata

Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti është kapur me substanca narkotike në rrugën “Tirana” në , Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që në banesën e tij, gjatë bastisjes janë gjetur  dhe konfiskuar 110.1 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë dhe 8.9 gram narkotik të llojit marihuanë”, ka njoftuar Policia.

I njëjti sipas Policisë pas verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar nga gjykata.

“Gjatë verifikimit ka rezultuar se ndaj të dyshuarit ekziston një urdhër- arrest i lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Gjilanit”, thuhet në njoftim.