Foto: Ilustrim

Prishtinë, hajnat ia vjedhin paratë dhe pasaportën shtetasit maqedonas

 

Një shtetas nga Maqedonia ka raportuar në Polici  se të mërkurën rreth orës 18:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës, dhe i kanë vjedhur një çantë me sasi të parave dhe pasaportën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.