Foto: Ilustrim

Prishtinë, e sulmojnë dhe e kanosin me armë

Policia është duke e hetuar një rast të sulmit dhe kanosjes me armë që ka ndodhur në Prishtinë dje rreth orës 01:30.

Sipas Policisë, një qytetar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në autolarje aty kishin shkuar me një veturë dy të dyshuar të panjohur për viktimën, njëri prej tyre e kishte sulmuar kurse tjetri ia kishte ekspozuar një armë të shkurtë dhe kishte kërcënuar.

Të dyshuarit janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar.

Rasti po trajtohet si sulm dhe kanosje me armë.