Foto-ilustrim – Foto: Policia

Prishtinë - E hedhin drogën nga vetura pasi panë Policinë

Katër persona janë ndaluar nga Policia në Prishtinë, pasi të njëjtit pasi kanë vërejtur policinë nga vetura kanë hedhur shtatë qese me marihuanë.

Policia ka arritur t`i kapë të dyshuarit dhe të njëjtit i ka dërguar në stacionin policorë.

Të njëjtit pas intervistimit siç njofton Policia janë liruar pas intervistimit me vendim të prokurorit.

“Njësitet policore pasi kanë ndaluar një veturë, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe në veturë kishin qenë edhe tre persona tjerë të dyshuar, njëri prej te dyshuarve kishte hedhur shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pesha nuk dihet. Te dyshuarit janë sjell në stacion dhe pas intervistimit dhe konfiskimit substancës narkotike, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, behët e ditur në njoftimin e Policisë.