Prishtinë, burri ther me thikë gruan

Një grua është paraqitur mbrëmë rreth orës 21:20 në QKUK për t’u trajtuar për shkak të plagëve të cilat ka thënë se ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Viktima kishte lëndime trupore pasi ishte therur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Pas tretmanit mjekësor në QKUK viktima është liruar dhe ka shkuar te prindërit e saj, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Rasti po trajtohet si lëndim trupor.