Prishtinë, bëhet rivarrimi i Kolonel Ahmet Krasniqi

Sot në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë do të bëhet rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Sot prej orës 10:00 deri në 12:00 do të ketë homazhe në Parlamentin e Kosovës, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi

Ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Ndryshe, kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Qazim Jakupit dhe Ahmet Krasniqit në vendlindje.