Foto: Arkiv

Prishtinë, arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Trudë të Prishtinës, pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një armë (revole), një karikator, 26 fishekë dhe një thikë.

Sipas policisë rastin ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:00.

Policia po ashtu ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt.