Ilustrim

Prishtinë, arrestohet pasi rrah gruan dhe tre fëmijët

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ai e kishte rrahur gruan dhe tre fëmijët e tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.