FOTO ILUSTRIM

Prishtinë, arrestohet një grua për trafikim me njerëz

Një grua në Prishtinë është arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se e dyshuara është arrestuar dje rreth orës 12:30, me urdhëresë të gjykatës.

Sipas njoftimit, e dyshuara për trafikim me njerëz pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjerë rreth rastit për të cilin është arrestuar e dyshuara.