Foto: Ilustrim

Prishtinë, arrestohet djali pasi rrahu babanë e tij

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kreu veprën penale dhunë në familje.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, është arrestuar një person, nën dyshimin se i njëjti kishte rrahur babain e tij.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e babait i cili është rrahur nga djali i tij, ndërsa ka treguar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.