Ilustrim

Prishtinasit gjuajnë me armë dhe ikin nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës dje ka marrë një informatë se një person i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi, por se ai nuk është lënduar.

Sipas policisë të dy personat kanë ikur nga vendi i gjarjes por se policia aty ka gjetur një gëzhojë të armës me gas dhe e njëjta është tërhequr nga ana e krim-teknikës.

Rasti i cili ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 23:00 është inicuar me urdhër të prokurorit.