Prishtinasi sulmon bashkëshorten

Një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia ka bërë të ditur se pas sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Gjithashtu në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe pas procedurave policore, me urdhër të prokurorit lënda ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:30.