Foto: Ilustrim

Prishtinasi kanos vëllain për borxh

Një person ka raportuar në polici se është kanosur nga vëllai i tij.

Sipas policisë në rajonin e Prishtinës, ankuesi ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi me vëllain e tij, ky i fundit e ka kanosur përmes SMS-it.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.