Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Prishtinasi Kanos Gruan me Armë

Një burrë nga Prishtina është arrestuar nën dyshimet për sulm fizik dhe kërcënim me armë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari pas një mosmarrëveshjeje me gruan e tij e kishte sulmuar atë fizikisht dhe më pas i kishte drejtuar armën.

Me të marrë raportimin, Policia e Kosovës ka konfiskuar armën  e kalibrit 9 milimetra nga i dyshuari i cili kishte edhe një karikator me pesë fishekë.

Sipas raportit ditor, të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për rastet e dhunës në familje.