Ilustrim

Prishtinasi i ik policisë me motoçikletë

Në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë një i dyshuar u ka ikur njësive policore me motoçikletë dhe më pas e ka braktisur atë.

Policia gjatë kontrollimit të motoçikletës ka konfiskuar një pistoletë me gaz dhe tetë fishekë.

Sipas raportit i dyshuari është vetë-dorëzuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.