Armët e konfiskuara në operacionin policor, Foto: Policia e Kosovës

Prishtinasi arrestohet pasi shëtitej me revole

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me dy fishekë.

Sipas Policisë arma është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në orën 21:08.