Prishtina publikon dosjet për tenderët e Komunës

Nga sot në platformën “Kontratat e Hapura”, përveç kontratave janë publikuar edhe dosjet e plota të secilit tender të Komunës së Prishtinës, si dhe vendimet eventuale të Organet Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ky është edhe një hap konkret i ekzekutivit komunal për një qeverisje sa më transparente, ku secili qytetar e ka mundësinë që gjejë secilin dokument të rëndësishëm të secilit proces të prokurimit.

Për më shumë klikoni këtu.