Prishtina me Kombi-Bus për Personat me Karrocë

Prezantimin e këtij kombi-busi e bënë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe anëtari i bordit dhe drejtor industrial i kompanisë “IVECO”, Antoine Garnier.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u shpreh i kënaqur me arritjen e këtij donacioni për komunën e Prishtinës dhe tha se si komunë janë duke u mbështetur në organizatat joqeveritare posaçërisht tek shoqata “Handikos” që të bëjë transportin e fëmijëve në karroca nëpër shkolla dhe se ky shërbim do të jetë falas për personat që kanë nevojë.

“Kompania “IVECO” kanë vendosur të japin edhe një donacion për komunën e Prishtinës një mini-kombi me vlerë rreth 40 mijë euro i cili do të përdoret për transportimin e personave me karroca”, tha Ahmeti.

Ndërsa, Antoine Garnier, anëtar i bordit dhe drejtor industrial i kompanisë “IVECO” tha se si kompani janë të gëzuar që po e bëjnë donacionin dhe tha se, sipas tij, komuna e Prishtinës po bënë shumë në reformimin e trafikut urban dhe u shpreh i gëzuar që si kompani “IVEKO” janë pjesë e kësaj.

“Jam i gëzuar që po e bëjmë donacionin e këtij automjeti me të cilin do të bëjmë transportimin e fëmijëve jo vetëm në shkollë dhe që ata të jenë në gjendje që të përmbushin edhe këtë nevojë”, tha Garnier.

Kryetari Ahmeti shtoi se nesër do të jetë evenimenti i 15 autobusëve të parë që do të bëhet në trafikun urban në Prishtinë, me që rast do të dalin në qarkullim të parë me autobusët e rinj dhe se kjo është arsyeja e anëtarit të bordit të “IVECO”, i cili është i pranishëm që të jetë këtu edhe nesër të tregojë zotimin e kompanisë së tij.

kombibusi1 kombibusi3 kombibusi4

Redaktoi: Përparim Isufi