Bora në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Prishtina e Zënë në ‘Befasi’ nga Bora (Foto)

Bora që po bie në Prishtinë ka krijuar një shtresë që po shkakton pengesa në komunikacion.

Ajo duket se ka zënë në befasi kompanitë për pastrim, ndërsa makinat po lëvizin ngadalë për t’u ikur aksidenteve të mundshme.

Nëpër fotografitë e KALLXO.com shihet se sa vështirë është të ngasësh makina sot në Prishtinë, ndërsa edhe më keq është të jesh këmbësor.